Florentino Perez, presidenti i Real Madridit nuk e ka ndërmend të dorëzohet për idenë e re të ‘Eurpean Super League’.
Ky kompeticion u themelua për një ditë dhe u prishë për një ditë nga klubet e mëdha.
Ishte protesta e tifozëve të Chelseat që ndikoi në ndryshimin e mendjes nga klubet e Premierligës.
Për protestën e organizuar nga ‘blutë’ ka folur edhe Perez.
“Ata ishin vetëm 40 persona aty. Nëse doni ju, unë ju tregoj se kush i dërgoi ata aty”, ka thënë Perez.
Kujtojmë që gjashtë klubet e Premierligës u larguan nga Superliga për shkak të presionit nga tifozët.