×
  • Sport
  • Sport

    Protesta e tifozëve të zemëruar me yjet e PSG-së, vazhdon në “Camp des Loges”…

    Insajderi
    12 February 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    PSG po kalon krizën e saj… në momentin më të keq. Dhe në mënyrë të pashmangshme, mbështetësit vlerësojnë mesatarisht atë që shohin në terren, shfaqjet por edhe qëndrimet. Disa dhjetëra (qindra?) prej tyre, morën mundimin të vinin në Camp des Loges këtë të diel, një ditë pas humbjes në Monaco (3-1) dhe dy ditë para ndeshjes ndaj Bayernit Munich, të martën, në Champions League. 

    Lojtarët e Christophe Galtier janë takuar me ta, atje në mesditë pas stërvitje. “Ata as që përfaqësojnë më klubin. Ia marrin rrogën dhe futbollin, s’kanë ambicie”,- u vërsul njëri prej tyre, duke iu drejtuar pjesës tjetër të tifozëve të inatosur, para hyrjes së qendrës stërvitore. Dhe më tej shtoi: “Ne jemi këtu në mënyrë paqësore, jo për t’u ndarë, por për të treguar pakënaqësinë tonë. Ne duan t’i bëjmë ata të kuptojnë. Dhe nëse nuk duan ta kuptojnë, shumë keq”… Lojtarët u fishkëllen kur po dilnin nga ambientet stëvitore, por nuk kishte tejmbushje apo ngjarje të tjera për të raportuar.

    Lojtarët parizien do të kenë seancën e fundit para Bayernit të hënën në orën 11:00.  Christophe Galtier më pas do të flasë për mediat nga Parc des Princes në orën 17:30. Tifozët e kishin shprehur tashmë zemërimin e tyre të shtunën ndaj Louis II.  Presnel Kimpembe ishte takuar me ata duke u përpjekur për të lehtësuar tensionet. Tifozët këtë të dielë në Saint-Germain-en-Laye fajësojnë edhe kapitenin brazilian të Paris Saint-Germain, Marquinhos, që nuk kishte biseduar me ata të shtunën.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark