×
  • Lajme
  • Insajderi

    Protesta kreative kundër Kurtit për reduktimet e rrymës

    Insajderi
    31 August 2022 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reduktimet e energjisë elektrike janë ashpërsuar sot në Kosovë, përkundër paralajmërimeve se situata energjetike në Kosovë do të lehtësohej.

    Kundër reduktimeve që nuk përfillin as orarin e planifikuar, ka nisur një protestë në rrjete sociale.

    Aktori i njohur, Jeton Zogjani ka publikuar një fotografi të Kurtit me dy qirinjë në vend të shkronjave “i” në emrin dhe mbiemrin e tij, në shenjë proteste.

    Të njëjtën e ka publikuar edhe analisti Halil Matoshi.

    Qytetarët kanë raportuar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit sot, gjatë ditës, ka pasur reduktime deri tri herë në ditë, madje edhe tre orëshe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark