×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Protestohet në Berlin kundër Asociacionit, merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje

    Insajderi
    11 February 2023 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është mbajtur protesta e shpërndarë dhe e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje në Berlin kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Insajderi.

    Disa dhjetëra protestues prezentë kanë mbajtur parulla “kundër bosnjizimit të Kosovës” derisa kanë bërë thirrje kundër ndarjeve etnike.

    “Jemi mbledhur këtu për ngritur zërin kundër agresionit serb ndaj Kosovës. Gjithnjë po bëhet më e qartë se Serbia bashkë me Rusinë synojnë destabilizimin e Ballkanit”, ka thënë një protestues.

    Qëllimi i kësaj proteste, siç lajmëronte ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje në Gjermani ishte “të sensibilizojë shoqërinë gjermane për rrezikun që paraqet themelimi i asociacionit në baza etnike”.

    “Beogradit nuk i interesojnë serbët e Kosovës. Qëllimi i Beogradit është ta bëjë jofunksional shtetin e Kosovës dhe ta minojë sovranitetin e saj. Asociacioni monoetnik do ta bënte Kosovën Bosnjë të dytë. Atje Republika Sërspka vepron si shtet brenda shtetit dhe e bën të pamundur përparimin e vendit”, ka thënë një protestuese./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark