×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Lajme / Kosovë

    Protestoj për pikët e vjedhura në konkursin publik të TKK-së, regjisori flet për Insajderin

    Insajderi
    25 May 2022 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori dhe regjisori, Sokol Plakolli ka protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, krejt kjo pasi ai thotë se i janë vjedhur pikët në konkursin publik për drejtor artistik të Teatrit Kombëtarë.

    I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Plakolli tha se pikët në konkurs iu vodhën 3 herë radhazi, gjë për të cilën ai thotë se posedon dëshmi.

    “Arsyeja e protestës është VJEDHJA E PIKËVE NË KONKURS PUBLIK për 3 herë radhazi gjë për të cilën ka fakte dhe dëshmi bazuar në vet vendimin e Komisionit për ankesa dhe parashtresa Por ka edhe dallavere tjera të cilat mundë të dëshmohen me fakte”, tha ai për Insajderin.

    Regjisori tha se në konkurs nuk kishte të lejuar monitorues në ri-testim dhe se arsyeja pse atij iu ulën pikët për 3 herë me radhë ishte që Plakolli të tërhiqej e brenda këtë detyrë ta dorëzonin tek dikush që nuk ua prish “planet djallëzore”

    “Mos lejimi i monitoruesve ne ri testim, arsyetimi se kinse nuk kanë arritur të lexojnë shkrimin tim etj Arsyeja e uljës së pikëve për 3 herë radhazi është të lë demotivojnë dhe të lë bëjnë të tërhiqem dhe në atë pozitë të sjellin dikë nga kllapa e tyre, dikë i cili nuk ua prishë planet e tyre djallëzore plane të cilat TKK në e kanë sjellë buzë greminës Po kanë pasë planë në në këtë pozitë ta vendosin një individ i cili vije nga klani i tyre”, tha Plakolli për Insajderin.

    Plakolli tha se ky “plan” iu ka dështuar pasi ai nuk do të ndalet deri në momentin kur atij ti kthehen pikët, gjithashtu shtoi se protesta do të vazhdojë deri të ketë ndryshim të rezultateve, pastaj të njejtit duhet të kërkojnë falje publike.

    “Do të protestoi derisa të mi kthejnë pikët që më i kanë vjedhur dhe është verifikuar se më i kanë vjedhur, të kërkojnë falje publike të japin dorëheqje dhe të vazhdoi rekrutimi”, përfundoi ai.

    Në ankesën drejtuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komisionit për Ankesa dhe Zgjidhjen e Konteksteve, Plakolli rënditi disa pakënaqësi të tij.

    “Në procedurën e vlerësimit të testeve me shkrim mungonte konkretisht një nga anëtarët e Këshillit Drejtues, z. Majlinda Bregasi. Rrjedhimisht, KD e TKK-së në mungesë të një anëtari nuk kishte të drejtë ligjore të procedonte me vlerësimin e testeve me shkrim në përbërje jo të plotë të Këshillit Drejtues. Mungesa e një anëtari ndikon drejtpërdrejt në vlerësimin sepse shumica e pyetjeve vlerësohen me pikë të veçanta nga secili anëtar, pikë të cilat më pas përpjestohen për të nxjerrë rezultatin përfundimtar”, thuhet në ankesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark