×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Protestojnë punëtorët teknikë të spitaleve: Jemi të obliguar pa dashje që të futemi në grevë

    Insajderi
    24 November 2021 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parullat me mbishkrimet “Kush ua dha shkollën e diskriminimit”, “Nuk tolerojmë diskriminimin njerëzor”, dhe disa uniforma të punëtorëve teknikë të spitaleve kanë mbetur në rrethojat e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Në shenjë revolte ata kanë protestuar para këtij objekti, për mos-përfshirjen e kësaj kategorie në stimulimin me nga 60 euro nga Qeveria e Kosovës. Nga ora 11 deri në orën 12 këta punëtorë nuk kanë ofruar shërbime në spitalet ku punojnë.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se kërkesa e vetme tash e sa muaj mbetet pagesa shtesë, ashtu siç është vendosur për mjekët dhe infermierët.

    “Që nga sot po fillojmë një përshkallëzim të protestave dhe grevave. Qëllimi kryesor i kësaj proteste është ku kjo protestë ka shtrirjen në gjithë nivelin e Kosovës. Ju njoftoj që në të gjitha spitalet në Qendër të Mjekësisë Familjare dhe në ambulantë sot në orën 11:00 deri në orën 12:00, punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik, nuk do të kryejnë shërbimin e tyre për një arsye, pasi që Qeveria e Kosovës ka bërë një diskriminim të madh që është bërë për një benificion shtesë për infermierët me 60 euro.

    “Ne mendojmë se ata meritojnë edhe më shumë. Megjithatë, e gjithë ironia është se ne në të njëjtën objekt, në të njëjtën ndërtesë punojmë bashkërisht dhe ndoshta jemi shumë më të rrezikuar se mjekët dhe infermierët”, ka theksuar ai.

    Për këtë, theksoi se për kaq muaj kanë kërkuar takim me ministrin e shëndetësisë dhe me ministrin e financave dhe kryeministrin, por, që një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se pas kësaj protest janë të obliguar që të futen në grevë.

    “Kjo është protesta e fundit me të cilën do të merremi. Sepse pas kësaj proteste, nëse nuk do të ketë lëvizje pozitive ne do të jemi të obliguar pa dashje që të futemi në grevë. Dhe sigurisht greva do të kushton edhe për neve edhe për punëtorët, por edhe në veçanti për MSh-në, por edhe për pacientët”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark