Protestuesit përleshen me policinë në fund të paradës ushtarake – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Protestuesit përleshen me policinë në fund të paradës ushtarake

    Insajderi
    14 July 2019 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Demonstruesit të cilët pretendojnë se i përkasin lëvizjes “Jelekët e verdhë”, si dhe protestuesit e ndryshëm sot u përleshën me policinë në Paris në fund të paradës ushtarake të mbajtur me rastin e festës kombëtare, Dita e Bastilës.

    Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit i vunë zjarr disa kontejnerëve me mbeturina, transmeton KosovaPress.

    Radio France Info njoftoi sot se 152 persona u arrestuan në margjina të paradës ushtarake. Ndër të burgosurit janë udhëheqësit e lëvizjes qytetare “Jelekët e verdhë” Erik Drue, Jerome Rodriguez dhe Nicole Maxim, tha prefektura e Parisit.

    Nuk ka raporte për qytetarët e lënduar për momentin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark