×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Provat mund të montohen kundër Kurtajt”- Flet avokati i pjesëtarit të FSK-së

    Insajderi
    08 January 2023 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Kujtim Kërveshi ka bërë të ditur se është autorizuar nga familjari i pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, për përfaqësimin e tij në procedurë penale.

    Avokati nuk e ka përjashtuar mundësinë për siç ka thënë montimit të provave kundër Kurtajt, pasi thekson se është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e i jep hapsirë të konsiderojë se është kontaminim politik dhe kaqdashës .

    “Deri në komunikimin e radhës, do të përmbahem nga komentimi i fakteve, të cilat, në mënyrën e përshkrimit siç i ka përshkruar Prokuroria janë fizikisht të pa mundura, pa dashur të përjashtoj opsionin e montimit të provave kundër Kurtajt siç është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e që më jep me besu se kontaminimi politik dhe kaqdashës në këtë rast, dhe/ose ndërdyrja në këtë rast e atyre që Kosovën duan ta shohin të rrënuar ka qenë thirrja kryesore për përfshirjen tonë në mbrotjejn e Kurtaj”, tha avokati Kërveshi.

    Kërveshi, shtoi se do ta përfaqësojë Kurtajn pa pagesë.

    “Në ekipën e mbrojtjes do të jet edhe kolegu Naim Ferati, avokat nga Ferizaj, i cili ka qenë i kyqur në këtë rast paraprakisht në cilësinë e avokatit. Shoqëria jonë e avokatisë, Kerveshi&Partners e vlerëson lartë besimin e familjes Kurtaj për të na besuar mbrojtjen ligjore të Azemit”, shkroi avokati Kërveshi.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim për Azem Kurtajn, i dyshuar për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark