×
  • Sport
  • Aktuale

    Provokimet e serbëve në Katar, Çeku i quan mesazhe gjenocidale ndaj Kosovës

    Insajderi
    25 November 2022 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka reaguar pasi në zhveshtoren e lojtarëve të Serbisë në Katar, të enjten është vendosur një flamur ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”

    Çeku e ka quajtur të turpshëm veprimin e Serbisë, ndërsa ka kërkuar reagimin e FIFA-s.

    Ai gjithashtu ka thënë se këto mesazhe janë të urrejtjes, ksenofobisë dhe gjenocidit ndaj Kosovës.

    “Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”, ka shkruar ministri në Twitter. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark