×
  • Lajme
  • Insajderi

    Provokimi i radhës nga Serbia: 5 mijë ushtarë do t’i coptojnë synimet e këqija të atyre që nuk na duan

    Insajderi
    26 December 2022 - 15:38

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar një urdhër për ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviq, për rritjen e numri i pjesëtarëve të njësive speciale të Forcave të Armatosura të Serbisë nga 1 mijë e 500 në 5 mijë deri në fund të vitit 2023.

    Ministri Vuçeviq tha se Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria serbe do ta përmbushin këtë urdhër.

    “Dua të njoftoj opinionin e Serbisë se mbrëmë gjeneral Mojsiloviq, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë,  dhe unë morëm një detyrë, një urdhër nga Presidenti i Republikës si komandant. Kryesisht që Forcat e Armatosura të Serbisë të rrisin numrin e pjesëtarëve të njësive speciale deri në fund të vitit 2023, pra të atyre që do të trajnohen posaçërisht si pjesë e Forcave të Armatosura të Serbisë, nga 1 mijë e 500 në 5 mijë”, ka deklaruar Vuçeviq, përcjell Insajderi.

    Ai ka theksuar se ushtarët serbë kanë armët dhe pajisjet ushtarke më moderne.

    Sipas tij, ata janë të gatshëm ta mbrojnë atdheun dhe çdo pjesë të territorit.

    “Ata 5 mijë ushtarë të stërvitur posaçërisht të ushtrisë serbe do të jenë grushti më i fortë që do të copëtojë dëshirat dhe synimet e këqija të atyre që nuk e duan vendin tonë dhe që duan të dëmtojnë popullin dhe qytetarët tanë”, ka shtuar ai.

    Këto përgatitje të ushtrisë serbe, vijnë pas paralajmërimeve të Vuçiqit për vazhdimin e tensioneve në veri të Mitrovicës. Sipas tij, serbët nuk do t’i tërheqin barrikadat në veri deri në realizimin e kërkesave të tyre. /Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark