×
  • Lajme
  • Insajderi

    PSD, sërish sot me një tjetër aktivitet në qendër të Prishtinës

    Insajderi
    19 January 2021 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fiks një javë më parë, një aksion protestues i Partisë Socialdemokrate te stacioni qendror i Policisë në Prishtinë shkoi keq pasi Policia arrestoi me forcë rreth 15 aktivistxë të këtij subjekti politik.

    Megjithatë, PSD-ja e Dardan Molliqajt nuk do të ndalet. Një aktivitet tjetër i kësaj partie është paralajmëruar se do të mbahet sot pranë Katedrales në kryeqytet, me fillim nga ora 13:00, shkruan Gazeta Express.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie ishin arrestuar me forcë afër stacionit qendror të Policisë në Prishtinë të martën që shkoi.

    Kjo kishte nodhur pas një aksioni protestues të ndërmarrë nga aktivistë të këtij subjekti politik, përfshirë vetë Molliqajn, të cilët duke shkruar në muret e stacionit të Policisë, kishin shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qasjes së Policisë karshi partive politike që po i shkelin masat kundër koronavirusit.

    “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, kishin shkruar aktivistët e PSD-së në murin e stacionit policor.

    Pas lirimit, ata thanë se janë rrahur nga policët brenda pasi ishin arrestuar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark