×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    PSD’së ia “redaktojnë” parullën- Nga Albin Zajednica në Albin Baba

    Insajderi
    26 March 2023 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa parulla të vendosura në kryeqytet “Albin Zajednica” janë kthyer në “Albin Baba”.

    Për këtë veprim ka reaguar aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni.

    Hyseni ka pyetur se çfarë mund të ndodh më e shëmtuar se kjo, pasi sipas tij, ata që janë në pushtet i kanë shkruar këto anti-parulla.

    “Lëvizja lindi e u rrit kundër këtij procesi. Thuhej ktyneherë, Lëvizja do jetë opozitë e vetes në Qeveri. Se kështu demokracia, se ashtu dialektika…në fakt se ky është telosi që perfundon të krytë e njerit, te Njëshi”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Antiaktivizëm

    Dum baben, dum baben, deregje, degdisje. Prej marres 7 pashë nen tokë kisha hy…Çka mundet me t’ndodhë ma e shëmtume se kjo?! Me qenë n’pushtet edhe me e dalë me shkru anti-parrulla.

    Lëvizja lindi e u rrit kundër këtij procesi. Thuhej ktyneherë, Lëvizja do jetë opozitë e vetes në Qeveri. Se kështu demokracia, se ashtu dialektika…në fakt se ky është telosi që perfundon të krytë e njerit, te Njëshi.

    Qysh bahet që s’janë n’gjendje as me pyet “baben” pse po shkruhen këto parrulla? A ke ba naj faj o babë? Kallxo drejt babë, mos rrej. Tamam puna, me faktin që i thu babë, ai nuk rren.

    Ai trupëzon frymë, aktivisti është truprojë. Organizata është plotë sekretarë, plot hyzmeqarë. E kanë mbyllë njanin sy e janë marrë vesh që ështè mishërim, shembylltyrë, nuk vërejnë gjë edhe me qenë cullak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark