×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse disa fëmijë kanë sjellje jo të mira kur i kanë prindërit afër?

    Insajderi
    12 June 2021 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shumë fëmijë kur nuk i kanë afër prindërit e tyre janë më të qetë dhe sillen më mirë. Por të njëjtit ata ka gjasa që kur janë me prind kanë sjellje jo të mira dhe më të vrazhda.

    Arsyet se pse të gjitha këto ndodhin ka faktorë të ndryshëm, disa prej tyre janë se ata ndjejnë siguri më shumë në një ambient kur i kanë prindërit përreth. Atyre ndoshta u mungon dashuria e prindërve, por edhe mundohen t’i kopjojnë sjelljet e tyre.

    Ata e kopjojnë sjelljen tuaj.

    Prindërit shpesh fajësojnë fëmijët e tyre për sjellje të këqija, por ata shpesh i lënë pas dore zakonet e tyre të këqija. Kur takoheni me persona të huaj, ju keni sjellje më të mirë. Ndërsa, kur takoheni me persona të afërt lironi tërë zemërimin tuaj me ata.  Fëmijët kopjojnë sjelljen tuaj pavarësisht nëse është e mirë apo e keqe.

    Atyre u mungon dashuria juaj prindërore.

    Fëmija juaj ndoshta po përpiqet të ketë një kontakt të afërt me ju, por ju po i injoroni ata. Ka raste kur nëna me fëmijën e saj janë në një kafene dhe ai mundohet t’i tregojë nënës së vet për ndonjë lodër, ajo gjatë tërë kohës qëndron në telefon. Atëherë, fëmija bën ndonjë veprim jo të mirë duke thyer ndonjë gotë ai kështu bën veprime jo të mira dhe merr vëmendjen e nënës së tij.

    Ata ndjehen të sigurt me juve.

    Fëmija juaj vepron ndryshe rreth jush sepse nuk ka pse të pretendojë se është dikush që nuk është. Ata ndihen mjaft të sigurt për të hequr të gjitha maskat e tyre dhe thjesht të jenë vetvetja. Fëmija juaj ju beson dhe mund t’ju tregojë dobësitë dhe dhimbjen e tyre. Ju jeni ai që do t’i puthni dhe do t’i përqafoni edhe nëse ata bërtasin.

    Sjellja e keqe është vetëm një mënyrë për të pastruar mendërisht veten nga i gjithë stresi i tyre i akumuluar. Fëmijët duhet të sillen kur janë në publik dhe kur më në fund ndihen të sigurt me prindërit e tyre, ata lëshojnë gjithçka që i shqetëson, shkruan Bright Side, transmeton Klankosova.tv.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark