Shpesh kemi pa duke gatuar me lugë te drurit në kuzhina të ndryshme, por a e keni ditur se këto lugë kanë rëndësi të madhe kur gatuani ushqime. Luga e drurit është një mjet shumë i rëndësishëm për një amvise.
Luga e drurit është fantastike për të përzier masa të trasha që kërkojnë forcë dhe zhdërvjelltësi. Ajo nuk është e brishtë dhe duron nxehtësi e forcë
Kjo lugë nuk të zhgënjen as kur duhet të kruash fundin e tenxheres. Ajo është mjaftueshëm e fortë për të hequr gjithçka është ngjitur aty por edhe e butë për të mos e dëmtuar enën.
Nëse përdorni enë kuzhine që nuk ngjisin, atëherë luga e drurit duhet të jetë mjeti i vetëm që duhet të përdorni.
Pjesa më e madhe e enëve që nuk ngjisin përmbajnë një material problematik për shëndetin.
Për pasojë, me këto enë kuzhine nuk duhet të përdorni lugë metalike.
Mjafton një gërvishtje që ushqimi juaj të ndotet me substanca të rrezikshme kimike.
Një nga aspektet e tjera më të rëndësishme të lugës së drurit është se ajo i reziston nxehtësisë.
Me fjalë të tjera, nëse gatuani me lugë druri nuk do të keni rrezik që të digjni dorën siç ndodh me një lugë metalike.
Lugët e drurit janë të rekomandueshme edhe për gatime më delikate siç janë supat apo salcat por jo për vezët.
Ekspertët thonë se luga e drurit nuk përdoret për rrahjen e vezëve, nxjerrjen e omletës nga tigani, apo përgatitjen e kremërave.