×
  • Showbiz
  • Show

    Pse Einxhel Shkira nuk u shpall fituese e BBV1?

    Insajderi
    24 January 2023 - 19:13

    Produksioni i “Big Brother Vip Albania” ka vendosur që banorët të vihen në rolin e opinionistëve dhe të diskutojnë për lojën e banorëve të edicionit të parë të reality-show-t.

    Banorët diskutuan fillimisht për dy finalistët, Ilirin dhe Donaldin, e më pas për banorët e tjerë, ku treguan se çfarë i penalizoi ose çfarë i çoi deri në finale. Sa i përket fituesit Iliri Shaqiri dhe finalistit Donald Veshaj, pjesa më e madhe e banorëve u shprehën se ka qenë vetë rivaliteti mes tyre që iu ka dhënë vëmendje dhe i ka çuar deri në finalen e madhe.

    Ndërkohë banorët u ndalën edhe te Einxhel Shkira, një nga konkurrentet më të forta dhe më të përfolura të edicionit të parë, e cila theu rekord nominimesh në “Big Brother.”

    Secili nga banorët shprehën mendimin e tyre për pyetjen se pse Einxhel nuk arriti të fitonte “Bog Brother Vip.”

    Luizi: Einxhel ishte lojtarja më inteligjente në atë shtëpi. Asyeja pse humbi ishte sepse ajo ishte gjithmonë në plan të dytë. Gjiçka çfarë bënte, pra shkonte te zhurma, por zhurma ishte krijuar nga dikush tjetër, përfshihej në debat, por debati kishte ai artistë kryesorë persona të tjerë. E ndjeu afeksionin e Dagz-it, por nuk iu jepte edhe pse filloi ta ndjente. Kur e pa që ai ishte i vendosur, vendosi ta finalizojë.

    Olta:. Ajo ka luftuar si një gladiator, ishte një femër e vetme mes dy meshkujve si Donaldi dhe Iliri, që ishin shumë të fortë. Ajo arriti t’i dominonte në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme. Einxhel ishte lojtarja me argumentin më të fortë, ende nuk e di pse nuk fitoi.

    Kiara: Mendoj që e ka penalizuar fakti që hyri pak më vonë. Nëse do të kishte një personazh vajzë që do të ishte fituese, do të ishet Einxhel. I bënte ballë dy djemve të fortë, por nuk kishte konkurrente që kë krijonte një lloj dinamike.

    Valbona: Për mua ajo është fituese, sepse ka fituar dashurinë e jetës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark