“Pse është kaq e vështirë ta duam njëri-tjetrin?” – Insajderi
×
Kulturë

“Pse është kaq e vështirë ta duam njëri-tjetrin?”

Insajderi
29 June 2016 - 16:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nuk ishin vetëm liderët botërorë që dënuan aktin terrorist të ndodhur në aeroportin e Stamboll, në të cilin u vranë 41 veta dhe nuk ishin të vetmit që ngushëlluan familjet e të vrarëve.

Të famshmit dhe figurat e tjera me ndikim gjithashtu dënuan aktin terrorist duke u solidarizuar me popullin turk, me këngëtaren e famshme, Madonna e cila shtroi pyetjen “se përse mungon dhembshuria për të tjerët?”.

“Lutuni për Stambollin. Lutuni për Turqinë. Pse është kaq e vështirë të duhemi me njëri-tjetrin”, tha ajo në llogarinë e saj të Twitter-it, transmeton Insajderi.

”Ofroni dashuri, jo urrejtje”, thotë grupi i famshëm “Coldplay”. Në anën tjetër, këngëtarja Pink gjithashtu i komentoi sulmet e Stambollit, duke thënë: “I shprehu ngushëllimet e sinqerta dhe lutem shumë për ta”.

41 njerëz u vranë dhe 13 u plagosën në sulmet e mbrëmshme në aeroportin ndërkombëtarë te Turqisë “Ataturk”.

Ky sulm cilësohet i barasvlefshëm me atë të Brukselit. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark