Asnjë fjalë e vetme nga pjesëtarët e grupit ‘BabaStars’ pas vdekjes së ish-shokut të tyre, Albert Krasniqi.
Alberti dyshohet se u vra aksidentalisht nga babai i tij, biznesmeni Skënder Krasniqi, i cili tashmë gjendet në arrest.
Pas lajmit për vdekjen e të riut reaguan shumë artistë, gazetarë e miq të Krasniqit i cili u varros dje në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës.
Por, ish-miqtë e tij të vjetër për dallim nga të tjerët që e rikujtuan atë me fotografi së bashku në rrjete sociale, anëtaret e grupit ‘BabaStars’ si Ghetto Geasy, Majk dhe Marshall Jungle nuk postuan as edhe një shkrim pas vdekjes së tij.
Krasniqi ishte dhe një mik i afërt i estradës shqiptare, disa prej tyre kishte edhe nën menaxhim. Skivi, Cozman dhe Ledri që të tre dikur ish-pjesëtar të këtij labeli, e kujtuan atë pas njoftimit për vdekjen e tij.