×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse pirja e cigares ka qenë për femrat një gjest lirie dhe feminizmi

    Insajderi
    15 September 2021 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gratë dhe vajzat kanë qenë përherë në luftë për të drejtat e tyre. Gjithçka ka nisur me të drejtën e votës që në krye të herës, e po vazhdon me luftën për të drejtën e abortit si një zgjedhje që i takon çdo gruaje.

    Secila nga ju ka të drejtë të vendosë vet çfarë do bëjë me trupin e saj dhe ky fakt nuk duhet të ndryshojë.

    Në këtë aspekt edhe pirja e cigares ka qenë një formë e femrave për të luftuar për veten. Por çfarë lidhje ka cigarja me luftën ndaj të drejtave?

    Problemi më i madh me feminizmin ka qenë përherë fakti që burrat e kanë tepër të vështirë të pranojnë që zonjat të marrin vet vendim e të veprojnë siç dëshirojnë.

    Para shekullit të XX, një femër që tymoste quhej imorale. Sot çdo grua dhe vajzë zgjedh të bëjë çfarë të dojë, duke e kthyer cigaren në një simbol të lirisë.

    Megjithëse ende ekzistojnë paragjykime nga persona të caktuar, lufta e çdo femre për të drejtat e saj është në rrugën e duhur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark