×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse po shkaktohen mpiksjet e gjakut nga vaksinat e Astra Zeneca dhe J&J?

    Insajderi
    14 April 2021 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rastet e mpiksjes së gjakut as vaksinës së Johnson and Johnson janë të ngjashme me ato të lidhura me vaksinën e Astra Zenecas.

    Të  dyja vaksinat, përdorin një vektor të adenovirusit, virus i padëmshëm gripi, për t’i diktuar qelizat të prodhojnë proteinën e zbuluar në sipërfaqen e koronavirusit, duke nxitur sistemin imunitar ta njohë e ta sulmojë atë.

    Gjithashtu, vaksina ruse Sputnik V, mbështetet në një qasje të ngjashme. Ndërsa Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë mRNA, dhe nuk kanë shfaqur çrregullime të këtij lloji.

     “Askush nuk e di pse Astra Zeneca dhe Johnson and Johnson po shkaktojnë këtë çrregullim të rrallë. Mund të jetë për shkak të platformës së përdorur. Ato të dyja përdorin adenoviruse, të cilët mund të jenë shumë eficentë në prodhimin e një sërë proteinave virale. Mbase mund të jetë pikërisht për faktin se janë shumë të efektshme në atë që bëjnë, por ende nuk e dimë me siguri”, thotë Martin Blaser, ekspert për mjekësi dhe bioteknologji të avancuar.

    Çrregullimi i gjakut, që është bërë shkas për pezullimin e vaksinës, është sa i rrallë aq edhe i rrezikshëm. Siç shpjegojnë ekspertët rastet e trombozave, përgjithësisht venoze cerebrale, kanë ndodhur në kombinim me nivele të ulëta trombocitesh,  çka është e pazakontë.

    Zakonisht mpiksjet e gjakut shoqërohen me rritje të trombociteve.

     “Kjo sindromë duket të jetë analoge me atë që në mjekësi njihet si trombocitopenia e shkaktuar nga holluesi i gjakut, Heparin. Pas vaksinës, disa qytetarë kanë krijuar antitrupa qe ulin nivelet e palateleve, apo trombociteve, por në vend që të shkaktohet gjakderdhje, në mënyrë paradoksale ndodh mpiksja e gjakut. Fenomeni po ndodh kryesisht te gratë. Nuk kemi ende informacion të saktë, por faktorë rreziku mund të jetë edhe përdorimi i kontraceptivëve oralë apo gjëra të tjera”, shton Bruce Farber, shef i epidemiologjisë në Northwell.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark