×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pse programi i Përparim Ramës, po shihet si shpëtim për Prishtinën?

    Insajderi
    22 October 2021 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë fushatës së raundit të parë, ka shpalosur programin e tij, që parasheh zgjidhjen e problemeve kyqe të kryeqytetit.

    Programi i Përparim Ramës, parasheh transformim të Prishtinës, duke lidhur lagjet kryesore dhe zgjerim të qendrës së qytetit. Programi i arkitektit dhe urbanistit me famë botërore, Përparim Rama, është vlerësuar nga shumë njohës të problemeve dhe banorë të kryeqytetit.

    Në programin e Përparim Ramës, dizajnohet transformimi i kryeqytetit, me plane konkrete për zgjidhjen e problemeve që i preukupojnë banorët e kryeqytetit.

    Zgjerimi i qendrës së Prishtinës, zgjidhja e problemeve në trafik, tranformimi i lagjeve kryesore, ngritja e cilësisë në arsim, ndërtimi i shtatë shkollave të reja, zgjidhje të problemit me qen endacakë, investime infrastrukturore në qytet dhe fshatra, janë vetëm disa nga projektet e Ramës për një Prishtinë me karakter unik në botë.

    Programi i kandidatit të LDK-së, parasheh investime të mëdha që do ia ndryshojnë pamjen kryeqytetit tonë. Përparimi është parë si kandidati me të cilin do të përparojë Prishtina. Njohës të problemeve të Prishtinës, në shumë diskutime publike, kanë theksuar se Prishtina për herë të parë ka pasur një program, i cili po vlerësohet nga të gjithë.

    Prishtinës i duhet një njohës i problemeve të saj, një urbanist që mund ta ndryshojë e lehtësojë jetën e banorëve dhe ta bëjë kryeqytetin shumë më të mirë se që është aktualisht. Përparim Rama mban numrin 160, në listën e kandidatëve për ta drejtuar Prishtinën. Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

    prforpr.com

    https://www.facebook.com/perparimrama2021/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark