×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • LifeStyle

    Pse shumë shtete të Amerikës po e bllokojnë përdorimin e TikTok- ut?

    Insajderi
    15 December 2022 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën shtatë shtete të Amerikës, kanë deklaruar se të gjithë punonjëseve në institucione publike, do t’i ndalohet përdorimi i aplikacionit Tiktok, nga pajisjet elektronike të institucioneve.

    Këto masa, shteti i Alabama, Maryland, South Carolina, South Dakota, Utah dhe Texas i kanë marrë si parandalim ndaj rrezikut për vjedhjen e të dhënave zyrtare të institucioneve amerikane nga Qeveria e Kinës.

    CNN raporton, se sipas deputetëve të Senatiti amerikan, kompania TikTok, me bazë në Kinë, ka rrezik që të detyrohet nga qeveria kineze, t’i marrë të dhënat konfidenciale dhe zyrtare nga pajisja e institucionit prej të cilit përdoret aplikacioni.

    Që nga viti 2020 kur administrata e ish- presidentit, Trump, kërcënoi me nxjerrjen e një ligji për ndalimin e përdorimin e aplikacionit në SHBA si shkak i kërcënimit të sigurisë kombëtare, TikTok është duke negociuar me autoritetet amerikane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark