Gjithnjë e më shumë vipat amerikanë po i kthehen pamjes natyrale. Shumë prej tyre që dikur kishin aplikuar në fytyrë filler, po i heqin tashmë duke iu kthyer natyralitetit.
Pavarësisht dëshirës për të pasur gjithmonë një pamje të re, shumë të famshëm po guxojnë të heqin botoksin e aplikuar vite më parë.
Kristin Davis hoqi botoksin në buzë. Tashmë ajo duket më natyrale. Pasi aplikoi botoks në buzë në 2021 aktorja 59-vjeçare u përball me shumë kritika por argumentoi se është e vështirë për figurat e njohura të cilat publiku gjithmonë i krahason me daljet e tyre të para, duke vënë në dukje se sa shumë kanë ndryshuar me moshën. Tani edhe pa botoks, Davis duket yll.
Ariana Grande duke folur për Vogue tha se me kohën nocioni i bukurisë për të ka ndryshuar. Deri në 2018 ajo pati bërë shumë ndërhyrje në fytyrë derisa erdhi dita për t’i thënë stop.
Simon Cowell ka pranuar se e ka tepruar me fillerat. Në vitin 2008 për të botoksi ishte aq i nevojshëm sa larja e dhëmbëve. Në vitin 2022 ai tha se kishte kaluar çdo cak. Ai nuk e njohu veten kur pa një fotografi të vjetër. Kjo e bëri të ndalojë dhe t’i thotë stop çdo ndërhyrjeje kozmetike.
Courteney Cox thotë se i është falënderuese faktit që fillerat mund të shkrihen. Kështu ajo në një farë mënyre mund të zhbëjë gabimet e bëra ndër vite me fytyrën e saj. Në 2017 ajo hoqi çdo filler që kishte vendosur në fytyrë dhe për këtë thotë se ndjehet e lumtur.
Duke ndarë përvojat e tyre, këta të famshëm po frymëzojnë të tjerët që të përqafojnë veten e tyre të vërtetë, duke promovuar një standard më gjithëpërfshirës dhe më realist të bukurisë.