×
  • Sport
  • Sport

    Pse Xavi e la jashtë skuadrës Raphinhan?

    Insajderi
    26 February 2023 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mes të përballjes së dyfishtë të Europa League kundër Manchester United, ndeshja e fituar nga Barcelona kundër Cadiz-it është përdorur nga trajneri Xavi për të bërë rotacion.

    Lojtarë si Eric Garcia, Sergi Roberto dhe Ferran Torres kanë qenë të gjithë titullar dhe të tre kanë bërë një paraqitje të mirë kundër ekipit andaluz, veçanërisht i fundit.

    Torres ka luajtur në krahun e djathtë të sulmit, që ka qenë pozicioni i Raphinha-s që nga momenti që Ousmane Dembele pësoi dëmtimin në kofshë kundër Girona-s në janar.

    Në fillim u mendua se braziliani është lënë pushim fundjavën e kaluar në pritje të udhëtimit drejt Manchester-it për ndeshjen e kthimit kundër United, por Mundo Deportivo ka zbuluar se nuk ka qenë kështu.

    Raphinha, në fakt, duket se nuk ka qenë titullar sepse ka pasur një dëmtim të lehtë në gju të pësuar kur ka goditur me shkelm një frigorifer në momentin e zëvendësimit në ndeshjen e parë të luajtur kundër United në Camp Nou.

    Raphinha ka qenë dukshëm i zemëruar për zëvendësimin nga Xavi dhe pasojat e atij zemërimi janë zbuluar tani. Ai ka qenë titullar të enjten në ndeshjen e kthimit në Old Trafford, por nuk ka bërë një paraqitje bindëse me katalanasit që janë eliminuar nga kompeticioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark