×
  • Sport
  • Sport

    PSG dhe Manchester City harxhuan rreth 1 miliard euro në 5 vitet e fundit

    Insajderi
    05 April 2016 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pronari i Paris Saint-Germain, Tamim bin Hamad Al Thani dhe ai i Manchester Cityt Mansour bin Zayed Al Nahyan, kanë shpenzuar nga 558.55 , respektivisht 503.3 milionë, në sjelljen e lojtarëve të rinj në 5 vitet e fundit.

    Sipas uebsajtit Transfermarket, PSG këtë sezon ka shpenzuar hiç më pak se 116,1 milionë euro për sjelljen e lojtarëve si Kevin Trapp i cili ka kushtuar 9,5 milionë euro, Layvin Kurzawa (25 milionë) , Serger Aurier (10 milionë), Benjamin Stambouli (8,6 milionë) dhe Angel Di Maria (63 milionë).

    Ndërkohë pronari i City-t, Al Nahyan ka shpenzuar 136,5 milionë euro në afatin kalimtar veror.

    Këto të holla janë shpenzuar për transferimin e Nicolas Otamendi-t i cili kishte kushtuar 44,6 milionë, Fabian Delph (11.5 milionë), Kevin de Bruyne (74 milionë) dhe Raheem Sterling (62.5 milionë). Dy të fundit janë transferimet më të shtrenjta në histori të klubit.

    Që nga viti 2011 pavarësisht investimeve marramendëse, Manchester City ka fituar vetëm katër tituj. Dy në Premier League dhe dy herë ka triumfuar në Kupën e Ligës.

    Ndërsa PSG në këtë periudhë kohore ka fituar 8 tituj. Katër tituj të ligës dy Super Kupa dhe dy Kupa të Ligës.

    Këto dy skuadra do të përballen me njëra tjetrën në dy ndeshjet e radhës në Champions League në atë që do të njihet si përballja e dy gjigantëve më të mëdhenj me potencialin më të madh shpenzues në Evropë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark