×
  • Sport
  • Sport

    PSG drejt “falimentimit”, pritet largimi i Messi-t, Mbappe dhe Neymar, Katari do t’i transferojë paratë në Premier Ligë!

    Insajderi
    09 March 2023 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duket gjithnjë e më pak e sigurt se Messi do të dëshirojë të qëndrojë në Paris, dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq – Neymar dhe Mbappe nuk kanë gjasa ta bëjnë këtë.

    Mund të ndodhë lehtësisht që Paris Saint-Germain të mbetet pa tre yjet e tij më të mëdhenj në të njëjtën verë.

    Mediat franceze raportojnë se në të ardhmen do të shohim një Paris Saint-Germain shumë më të kursyer, pasi Katari mund të transferojë fonde te Manchester United, për të cilin po “luajnë”.

    Duke qenë se dy klube nuk mund të jenë nën të njëjtën pronësi, është e mundur që PSG-ja edhe të shitet gjatë verës, sepse ky projekt nuk ka rezultuar të jetë veçanërisht i suksesshëm pas shtatë sezoneve gjatë të cilave janë shpenzuar një miliardë e gjysmë euro për përforcime.

    Ata mund të kthenin një pjesë të fondeve duke shitur Kylian Mbappe, të cilin mezi e bindën të qëndronte këtë verë dhe i dhanë rrogën më të lartë në historinë e futbollit dhe duke qenë se ai ka një kontratë afatshkurtër dhe tashmë ka tentuar të “iki”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark