×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    PSG ka gjetur pasardhësin e Pochettinos – të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim

    Insajderi
    20 June 2022 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Paris Saint-Germaini është afër që të bëhet me trajner të ri, pasi Mauricio Pochettino pritet që të largohet.

    Dhe, Christophe Galtier pritet që të jetë zëvendësuesi i argjentinasit te kampionët e Francës.

    Sipas gazetarit francez, Fabrice Hawkins, PSG-ja ka pranuar që të paguajë dëmshpërblimin prej 10 milionë eurosh, që klubi i Nice e kërkon për Galtierin.

    Nëse situata nuk ndryshon, 55-vjeçari pritet që të jetë trajneri i ri i skuadrës nga “Parc des Princes”.

    Ndërkohë, Lucien Favre thuhet se është favorit për të zëvendësuar Galtierin te Nice.

    Galtier nuk është emër i njohur shumë në futbollin evropian, përveçse në atë francez.

    Ai nga viti i kaluar është trajner te Nice, teksa më herët ka drejtuar edhe dy skuadrat tjera nga Ligue 1 e Francës, Lille dhe Saint-Etienne, transmeton Gazeta Express.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark