×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen emrat e pjesëtarëve të mafies shqiptare të lidhur me kartelin e Sinaloas

    Insajderi
    15 September 2022 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Karteli Sinaloas  aleat me mafien shqiptare.

    Kështu e nis shkrimin e saj faqja meksikane e ‘El Universal’ ku sqaron se karteli numër një në trafikun e kokainës në botë ka shtrirë tentakulat e tij në vendet e Europës Lindore.

    Ky rajon tashmë pastron miliona dollarë të trafikut të drogës duke shfrytëzuar dhe mungesën e zbatimit të ligjit në këto vende.

    Autoritet e inteligjencës meksikanë kanë zbuluar se drejtuesi i një fraksioni të karteli të Sinaloa, Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare. Për informacionin që ndihmon në kapjen e tij SHBA paguan 15 milionë dollarë

    Ky personazh sipas shkrimit të ‘El Universal’ të ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.

    Ky grup kriminal shqiptar është vënë në shënjestër nga autoritetet për aktivitetin e parregullt të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në Meksikë dhe Shqipëri.

    Sipas burimeve të ‘El Universal’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo.

    Aty pastrohen miliona dollarë nga krimi i organizuar.

    Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato.

    investime janë të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit.

    Shqiptarët sqarohet në shkrim po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive që kanë.

    Kjo lidhje është një mundësi për meksikanët  që të zgjerohen në Shqipëri, një vend i vogël ish-komunist që po joshet nga paratë nga aktivitetet e paligjshme.

    Ky grup shqiptar sipas shkrimit ka lidhje edhe me Karteli i Gjeneratës së Re.

    Para aleancës me, ‘El Mayo’, shqiptaret kishte lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark