×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen faktet që dëshmojnë se Putin përdorë “sozinë” e tij në udhëtime?

    Insajderi
    23 March 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video është bërë virale në mediat sociale ruse, duke nxitur spekulimet se presidenti rus Vladimir Putin po përdor “sozi” në paraqitjet e tij publike.

    Videoja pretendon se Putini po tallet me bashkëqytetarët e tij, pasi po përdor sozi që i ngjajnë atij në udhëtimet që ai vetë nuk dëshiron të shkojë.

    Për më tepër, me rastin e udhëtimit të tij të fundit në Mariupol, një nga banorët tha se nuk ishte presidenti rus që vizitoi qytetin ukrainas, por dikush shumë i ngjashëm me të.

    “Vizita e presidentit rus në Mariupol gjatë fundjavës ishte simbolike dhe e rëndësishme pasi ai vizitoi territorin që ka rënë nën kontrollin e Moskës gjatë konflikteve të armatosura të vitit të kaluar”, thuhet në video, ndërsa në të njëjtën kohë lind pyetja: “Kush e vizitoi Mariupolin?”.

    Ekspertët kanë vënë re prej kohësh dallimet në mediat sociale të Putinit. Si një nishan i vogël në fytyrën e tij që zhduket dhe herë të tjera është në fytyrën e Putinit, apo qoftë përdorimi  i botox.

    Që nga viti 1999, ka pasur thashetheme të shumta se Putini i është nënshtruar rregullisht operacioneve plastike.

    Në të njëjtën kohë, megjithatë, qarkullojnë informacione të pabazuara se gjithnjë e më shumë zëvendësues të Putinit i janë nënshtruar operacioneve plastike për t’u dukur si ai ndërsa shëndeti i tij vazhdon të përkeqësohet.

    Putini thuhet se vuan nga kanceri dhe është në fazat e hershme të sëmundjes së Parkinsonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark