×
  • Showbiz
  • Show

    Publikohen pamje teksa Rita Ora zhvesh një striptist mashkull

    Insajderi
    31 January 2023 - 19:22

    Amanda Holden dhe Rita Ora janë parë duke bërtitur me ngazëllim teksa takuan një striptist mashkull.

    Dyshja mbetën të qeshura pasi këngëtarja e hitit “Hot Right Now” u befasua me një festë në studion e iHeartRadio, shkruan The Sun.

    Rita, 32, iu bashkua Amandës, 51 vjeçe, dhe bashkë-prezantuesit të saj në radio, Jamie Theakston në iHeartRadio të premten në mëngjes, kur ajo u prit me një surprizë shumë interesante.

    Këngëtares së muzikës pop iu bë një festë e improvizuar nga drejtuesit e radios, të cilët i sollën asaj edhe një striptist.

    Rita u pa duke bërtitur dhe duke mbuluar gojën teksa Amanda dhe Jamie, sollën balerinin mashkull të veshur me veshje provokuese.

    Duke bërtitur, Rita tha: “Po kalojmë në striptizë?”, ndërsa ajo shikonte e tronditur, duke bërtitur: “Jo!”

    Amanda, bërtiti ndërsa kërcimtari u zvarrit pas saj, përpara se të nisej për të kërcyer për Ritën.

    Ajo mbuloi fytyrën me kapelën e saj teksa i hoqi rripin dhe pantallonat striptistit, i cili kërceu para saj.

    Më pas, kërcimtari derdh vaj mbi trupin e tij, ndërsa ajo inkurajoi Ritën që ta ndihmonte për të fërkuar vajin në gjoks.

    “Oh ajo do të turpërohet”, dëgjohej Amanda duke thënë, teksa më pas shtoi: “Rripi është shkëputur. Është turp që kjo është radio, me të vërtetë”.

    “Po i hiqen pantallonat”, vazhdoi të rrëfente Amanda, gjersa Rita qeshte në studio.

    Kjo paraqitje vjen pasi Rita konfirmoi më në fund martesën e saj me regjisori Taika Waititi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark