×
  • Lajme
  • Insajderi

    Publikohen pamjet e projektit për portin e ri të Durrësit dhe lidhjes me Prishtinën

    Insajderi
    21 May 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua gjatë një takimi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të shtunën në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre.

    Projekti i ri parasheh që Porti i Durrësit të ketë një zgjatim deri në Prishtinë me një port të ashtuquajtur të thatë, që shërben si një terminal intermodal të brendshëm në këtë rast i lidhur drejtpërdrejt me Durrësin.

    Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit, një vepër madhështore, me ndikim të shtrirë në të gjithë rajonin.

    Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.

    “Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rama, teksa vlerësoi se “zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”./ A2News

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark