×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamjet e reja që shfaqin helikopterin e shkatërruar duke u djegur në afërsi të Kievit

    Insajderi
    19 January 2023 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë publikuar pamje të reja nga rrëzimi i helikopterit në qytetin ukrainas Brovary në afërsi të Kievit.

    Nga rrëzimi i helikopterit humbi jetën ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, si dhe zyrtarë tjerë të kësaj ministrie.

    Në anën tjetër policia ka njoftuar se nga kjo tragjedi kanë humbur jetën 14 persona, përfshirë tre fëmijë, për faktin se helikopteri u rrëzua në afërsi të një kopshti të fëmijëve.

    Fillimisht është raportuar se ishte mjegulla që ia pamundësoi pilotit të sheh mirë, dhe si pasojë erdhi deri te rrëzimi.

    E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka autorizuar të gjitha organet kompetente për të hetuar rastin.

    Në video shihet e tërë zona e përfshirë në zjarr ku ka ndodhur rrëzimi, si dhe helikopteri që vazhdonte të digjej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark