Erling Haaland dëshironte t’i jepte lamtumirën Gjermanisë me stil pasi iu bashkua Manchester Cityt.
Pas lamtumirës së tij me klubin në fushë, lojtari i ri i Pep Guardiolës shkoi në një klub nate të famshëm për të shijuar një festë lamtumire dhe u takua me disa tifozë të Borussia Dortmund, ku gjithashtu bomberi norvegjez shihet në klub nate me kostumin sportiv të Borussia Dortmund, një veshje aspak e zakonshme për një ambient si ai.
Haaland nuk hezitoi të ngrihej dhe të kërcente në mes të pistës së vallëzimit me fansat e tij dhe madje hyri në bar për t’i shërbyer vetes pijet.
U njoftua fundjavën e kaluar se Haaland do t’i bashkohet skuadrës së Premierligës Manchester City në verë pas dy viteve shumë të suksesshme në Dortmund.
21-vjeçari ka shënuar 62 gola për Dortmundin në vetëm 67 paraqitje, prandaj shumë klube elitare ishin të etur për ta bërë atë pjesë të skuadrës së tyre.
Ndeshja e fundit e Haaland për Dortmund ishte të shtunën në Signal Iduna Park dhe ai i dha lamtumirën murit të verdhë me një penallti në pjesën e dytë që bëri 1-1 kundër Hertha Berlin.