×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamjet kur ukrainasit sulmojnë me dronë kamikazë Rusinë, mbyllen tre aeroportet

    Insajderi
    26 November 2023 - 14:41

    Ukraina ka kryer një sulm me dron kamikazë në Rusi, që po konsiderohet si sulmi më i fuqishëm në muaj e fundit mbi Rusinë.

    Tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës, Vnukovo, Domodedovo dhe Zhukovsky janë mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë anuluar si pasojë e këtij sulmi, transmeton Telegrafi.

    Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin është ankuar për sulmin masiv mbi kryeqytetin e Rusisë.

    Sulmi vjen një ditë pas sulmit të fuqishëm të rusëve në Kiev, ku ushtarët e Vladimir Putinit përdorën dronët kamikazë derisa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e 22-të.

    Në Tula, një dron kamikaz i ukrainasve goditi një ndërtesë dhe u përplas në tokë, ku si pasojë ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark