×
  • Lajme
  • Insajderi

    Publikohen rezultatet e votave me kusht për Rahovec

    Insajderi
    26 October 2021 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    KQZ ka publikuar sonte rezultatet e votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet komunale në Rahovec, më 17 tetor.

    Smajl Latifi nga AAK-ja ka marrë më së shumti vota – 120. Visar Korenica nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 57 vota, Burim Krasniqi LDK 34, Bejtullah Deliu PDK 19 dhe Xhafer Bytyqi, kandidat i pavarur, katër vota.

    Komuna e Rahovecit do të jetë pjesë e garës së balotazhit më 14 nëntor, me Smajl Latifin që ka marrë 47.23 për qind të votave në raundin e parë dhe Visar Korenicën e Lëvizjes Vetëvendosje me 24.78 për qind.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark