×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen video nga momenti i shpërthimit të urës që lidh Krimenë me Rusinë

    Insajderi
    08 October 2022 - 10:33

    Sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim masiv në urën kryesore të Krimesë.

    Megjithëse raportimet janë kontradiktore se kush e shkaktoi shpërthimin, tashmë kanë nisur të qarkullojnë pamje të reja të shkatërrimit të urës që lidh ishullin me shtetin rus.

    Redaktori i portalit të pavarur rus Meduza, Kevin Rostock, publikoi në Twitter një video që tregon momentin e shpërthimit në urën e Krimesë.

    Kevin Rothrock ka shkruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka mbledhur kabinetin qeveritar dhe ka urdhëruar hetime të detajuara.

    “Vladimir Putin ka udhëzuar kabinetin që të krijojë një komision qeveritar në lidhje me emergjencën në urën e Krimesë”, ka njoftuar sekretari i tij i shtypit.

    Kujtojmë se Putin hapi urën e Krimesë në vitin 2018 pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, e cila më parë administrohej nga Ukraina.

    Në shtator, Rusia njoftoi aneksimin e provincave Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia pas mbajtjes së referendumeve, të cilat Kievi dhe Perëndimi i konsiderojnë të paligjshme dhe të mbajtura nën kërcënim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark