×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Publikohet fotografia e rallë e presidentit Rugova, ky yll i Kosovës kishte pranuar një dhuratë nga ai

    Insajderi
    21 January 2022 - 16:09

    Shukri Paqarada, njëri prej portierëve më të mirë në histori të futbollit të Kosovës, ka publikuar një fotografi tejet interesante në të cilën është edhe presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Në këtë fotografi është edhe mbrojtësi Leart Paqarada, i cili në atë kohë pranoi një dhuratë nga presidenti tashmë i ndjerë, shkruan Insporti.com.

    Këtë fotografi Paqarada e ka publikuar në përvjetorin e 16-të të vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, në rrjetet sociale.

    Aty shihet presidenti i ndjerë, bashkë me ish-anëtarin e partisë së tij, Xhemajl Mustafa, po ashtu i ndjerë, duke ia bërë një dhuratë të birit të Shukriut.

    Ai e ka sqaruar edhe domethënien e dhuratës që e kishte marrë futbollisti aktual i St Paulit kur ishte fëmijë.

    “Një kujtim i paharruar Presidenti Rugova dhe Xhemajl Mustafa natën e vitit të ri 1999 duke ja dhuruar Leartit dhe Sationës gurët e Kosovës me fjalët“ Kur të rritëni ta kujtoni kryetarin e parë të Kosovës”, ka shkruar Paqarada senior.

    Leart Paqarada është lindur dhe rritur në Gjermani, pasi babai i tij kishte migruar drejt Perëndimit në vitet e 90-ta. /Insajderi.org/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark