×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Publikohet kalendari i La Ligas, ja kur luhen dy përballjet “El Clasico”

    Insajderi
    23 June 2022 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    La Liga ka zbuluar kalendarin e sezonit 2022-‘23. Reali i Madrid tashmë e di se kur, ku dhe kundër kujt do të fillojë mbrojtjen e titullit kampion. Kampionati elitar spanjoll do të ngrejë siparin më 12 gusht dhe do të përfundoi më 4 qershor të vitit të ardhshëm.

    “Goglat” kanë dashur që “Los Blancos”ta fillojnë mbrojtjen e titullit në javën e parë kundër Almerías. Barcelona e Xavit e nis kundër Rayos në “Camp Nou”, ndërsa Atlético do të testojë forcën kundër Getafes në “Coliseum” në fundjavën e parë. Valladolidi, që sapo është rikthyer në Primera, do të presë Villarrealin dhe Girona do të vizitojë “Mestalla”-n. Athletic-Mallorca, Betis-Elche, Celta-Espanyol, Cádiz-Real Sociedad dhe Osasuna-Sevilla kompletojnë javën hapëse.

    Dy “El Clasico”-t e sezonit 2022/23 tashmë kanë një datë: ndeshja e parë do të zhvillohet në “Bernabéu”, më 18 tetor, e kthimit në “Camp Nou”, më 19 mars (javët 9 dhe 26).

    Dy ndeshje që mund të shënojnë sezonin dhe do të luhen përkatësisht në ditët e ndeshjeve 9 dhe 26 të këtij kalendari 2022/23.. /superspor.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark