×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet orari kur studentët mund të shkojnë t’i marrin gjësendet në konvikte

    Insajderi
    16 May 2020 - 15:12

    Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar orarin për tërheqjen e gjësendebe nga ana e studentëve banues në konvikte

    Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka thënë se sipas rekomandimeve të IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).

    “Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 studentëve u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar”, thuhet në postimin e saj.

    Bajrami ka njoftuar se hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përball Fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin. Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës, tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas kthimit të normalitetit. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark