×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Publikohet teksti në shqip i këngës fituese në Eurovision

    Insajderi
    14 May 2023 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Suedia zuri vendin e parë në “Eurovision 2023”.

    Ky shtet u përfaqësua nga Loreen me këngën “Tattoo” e cila u mirëprit nga të gjithë pjesëmarrësit.

    Për ata që duan ta dinë ky është kuptimi i këngës i përkthyer në shqip.

    Tatu (Loreen: Tatoo) – Kënga fituese e ‘Eurovision 2023

    Përktheu: Ridvan Bunjaku

    Nuk dua të shkoj
    Por, zemër, të dytë e dimë
    Se kjo s’është koha jonë
    Është koha të themi lamtumirë
    Deri në takimin tjetër
    Se ky nuk është fundi
    Do të vijë një ditë
    Kur do ta gjejmë rrugën tonë

    [Para-refreni]
    Violinat po luajnë dhe engjëjt po qajnë
    Kur të rreshtohen yjet, aty më ke

    [Refreni]
    Jo, s’më interesojnë të gjitha
    Se dëshiroj veç të më duan
    Dhe më intereson veç ti
    Më ngece si tatu

    Jo, s’e kam dert dhembjen
    Do të eci nëpër zjarr e nëpër shi
    Veç për të t’u afruar
    Më ngece si tatu

    [Strofa 2]
    Po rri lirshëm
    Po e ruaj qetësinë
    Ma ke zemrën në dorë
    Mos ma humb, miku im
    Veç atë e kam

    [Para-refreni]
    Dhe tash violinat po luajnë e engjëjt po qajnë
    Kur të rreshtohen yjet, aty më ke

    o, s’më interesojnë të gjitha
    Se dëshiroj veç të më duan
    Dhe më intereson veç ti
    Më ngece si tatu

    Jo, s’e kam dert dhembjen
    Do të eci nëpër zjarr e nëpër shi
    Veç për të t’u afruar
    Më ngece si tatu

    [Outro]
    Më intereson veç dashuria
    Oh oh oh
    Më intereson veç dashuria
    Më ngece si tatu.b

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark