×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohet videoja e 13-vjeçarit që hapi zjarr në Jerusalem, sulmuesi qëlloi babë e bir

    Insajderi
    29 January 2023 - 10:28

    Dy persona janë lënduar në një sulm terrorist në zonën arkeologjike të qytetit të Davidit në Jerusalem, që po konsiderohet si sulmi i dytë në 24 orët e fundit në Jerusalem.

    Një djalë 13-vjeçar nga lindja e Jerusalemit hap zjarri në hyrje të lokalitetit arkeologjik.

    Në këtë sulm janë plagosur babë e bir, derisa sulmuesi adoleshent është qëlluar nga dy civilë, që kishin me vete armë dhe leje për bartjen dhe përdorimin e armëve.

    Policia izraelite aktualisht është duke tentuar të identifikojë sulmuesin, kurse në këtë rajon kanë filluar bastisjet në tentim që të zbulohet nëse sulmuesi ishte ndihmuar nga dikush tjetër.

    E në mesin e të lënduarve janë një 22-vjeçar dhe një tjetër 44-vjeç, që të dy në gjendje të rëndë.

    Dyshja janë dërguar me urgjencë në qendrën medicinale Shaare Zedek, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark