×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet videoja e Erik Ten Hag kur ishte vetëm 13 vjeçar dhe pati guximin t’i jepte këshilla Cruyffit: “Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos bërtisni…

    Insajderi
    20 January 2023 - 18:03

    Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, ka patur mundësinë të bisedonte me Johan Cruyff në një program televiziv, kur trajneri aktual i ‘Djajve të Kuq’ ishte vetëm 13 vjeç. Takimi u zhvillua në emisionin televiziv ‘Cruyff & co’, kur Erik Ten Hag ishte një lojtar i ri te FC Twente.

    “Cila është mënyra më e mirë për të zhvilluar teknikën?”- e pyeti Ten Hag, Cruyffin. “Zhvillimi i teknikës është vërtet shumë i thjeshtë. Ajo që duhet të bëni është të stërviteni, stërviteni dhe stërviteni. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bëni mbi çdo gjë tjetër,”- rekomandoi Johan Cruyff, ish-trajneri i Barcelonës.

    Ten Hag gjatë emisionit po fitonte besim dhe në një moment të programit, ai madje i bëri një rekomandim Johan Cruyff, se si duhet t’i udhëheqë lojtarët e tij: “Me të rinjtë duhet të jeni të kujdesshëm që të mos bërtisni shumë, sepse kjo mund të thyejë një lojtar. Ata mund të mendo… “Ah, futbolli nuk do të thotë asgjë për mua. Unë largohem”.

    “Me skuadra të nivelit më të lartë si ekipi i parë i Ajaxit apo ekipi i parë i Twentes nuk ka rëndësi, një trajner mund të thotë diçka, sepse ata djem stërviten më shpesh gjatë javës dhe nëse vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gabime vazhdimisht, atëherë mendoj se diçka mund të të thuhet shumë mirë për këtë”,- shpjegoi trajneri aktual i Manchester United dhe ish-trajneri i Go Ahead Eagles, Bayern Munich II, Utrecht dhe Ajax.

    Këshilla e Cruyff duhet t’i ketë shërbyer Ten Hag, i cili si futbollist profesionist luajti për Twente, De Graafschap, RKC Waalwijk dhe Utrecht. Erik ten Hag është 52 vjeç dhe Johan Cruyff vdiq më 24 mars 2016 në moshën 68 vjeçare.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark