×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Punëtori bie nga kati dhjetë i kompleksit “Model Slovenia”, arrestohen dy pronarë të kompanive punëkryese

    Insajderi
    05 February 2023 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme i riu R.Rr., 30-vjeçar, është dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda që mori pasi ra nga një lartësi e një objekti ku po punonte punë ndërtimore në rrugën ‘Gjergj Fishta’ në Fushë Kosovë.

    I riu ka rënë nga kati i dhjetë i objektit banesor ‘Model Slovenia’ që është në ndërtim e sipër dhe sipas informacioneve të para, kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike.

    Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy pronarët e kompanive punëkryese.

    “Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Sinjali mëson se bëhet fjalë për kompaninë ndërtimore, “Qlirimi”, pronar i së cilës është Nazif Xhema.

    Xhema është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit, si përgjegjës i kompanisë do të hetohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    I njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark