×
  • Lajme
  • Lajme

    Punimet në ‘autostradën’ Skenderaj-Drenas zgjasin deri në vitin tjetër

    Insajderi
    21 October 2018 - 21:25

    Punimet për zgjerimin e rrugës me katër korsi, që lidh Skenderajn me Drenas, të cilat rinisën në prill të këtij viti, do të zgjasin deri në vitin 2019.

    Pas disa ndërprerjeve të punimeve nga shtatori i vitit 2014, Ministria e Infrastrukturës ka thënë për kallxo.com se punimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet të planifikuar.

    “Në zgjerimin e rrugës regjionale R 102, me gjatësi 17 kilometra, aktualisht është duke u punuar në dy segmente Marinë – Tërstenik. Punët janë duke u zhvilluar me intensitet të planifikuar nga kompanitë e kontraktuara dhe menaxherët përgjegjës. Duke shpresuar që nuk do të paraqiten probleme shpronësimi, për të cilat Ministria e Infrastrukturës nuk është përgjegjëse, që do të ngadalësonte dinamikën e punimeve”, ka thënë zyra e MI-së.

    Ministria e Pal Lekajt ka thënë se njëri segment do të përfundojë për 180 ditë ndërsa tjetri për 230 ditë punë.

    “Segmenti i parë, rreth 3 kilometra e gjysmë, ka filluar në prill të 2018-ës parashihet të përfundoj për 180 ditë pune dhe projekti po zhvillohet sipas planit dinamik. Ndërsa segmenti i dytë, me gjatësi rreth 3 kilometra, i filluar po në muajin prill, parashihet të përfundoj për 230 ditë pune dhe të gjitha punët po kryhen sipas planifikimit”, ka thënë zyra e Lekajt.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark