×
  • Showbiz
  • Show

    “Punon poshtë tavolinës së shefit, ruaje burrin’’- Deklaratat skandaloze të VIP-ve të thëna publikisht

    Insajderi
    30 January 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fjala VIP e përkthyer në shqip do të thotë ‘’Person shumë i rëndësishëm’’. Pra, termi me të cilin ne i referohemi personave të famshëm do të thotë se ata janë persona me ndikim në shoqëri. Por, si duket disa nga të famshmit shqiptar këtë ndikim që e kanë ose e kanë harruar ose keqkuptuar, shkruan Insajderi.

    Marrë shkas deklaratat me përmbajtje diskriminuese, homofobe, seksiste, mizogjene, steretopizues, paragjykuese të dhëna para syve të publikut mund të themi se fjala Vip nuk i shkon çdokujt që ka audiencë.

    Në listën e atyre që kanë ngecur në ‘misionin’’ e tyre për të moralizuar janë  Butrin Imeri, Robert Berisha,  Sevda Radogoshi, Olti Curri, Olsy Bylyku, Jul Deda, Robert Aliaj, Alketa Vejsiu; por që natyrisht ka edhe shumë figura të tjera që bëjnë pjesë në grup.

    Nëse je fans i muzikës pop frazën ‘’o s’po ta çeli po po ta msheli’’ padyshim se e keni dëgjuar.

    Këngëtari, Butrint Imeri, me tekste këngësh nganjëherë dykuptimshme gjatë intervistës në emisionin ‘’Prive’’ sikur ka folur shumë direkt.

    Në një pjesë të emisionit, të transmetuar në ekran, e padyshim të shikuar edhe nga fëmijët ai ka deklaruar se një mik i tij ishte përpjekur të bënte seks me një vajzë duke u hequr si të ishte Butrinti.

    Pra, ai një akt përdhunimi përmes mashtrimit e ka treguar si diçka qesharake.

    Moderatori dhe këngëtari i njohur më shumë për gjuhën vulgare dhe për martesën me Nora Istrefin, Robert Berisha, në një intervistë të transmetuar në ‘’ Prive’’ duke folur në lidhje me komentet e publikut për këngën e tij ‘’Dashnorja’’ pati deklaruar.

    “Ruani burrat, rrijini gati, të mos shkojë puna sa të marrin dashnore. Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja dhe fëmijët gjithashtu, çfarë ka ndonjë problem që paska dashnore?”, i ka ‘këshilluar’’ ai gratë duke iu thënë ‘’shërbëtorë’’ i lidhjes, jeni ju.

    Aktori i humorit, Sevda Radogoshi në deklaratën e tij që kishte bërë bujë nuk ishte marrë me gra por me katundarë.

     “80 për qind 90 për qind me i pyet a ke qenë ndonjëherë ne teatër para studimeve. Ani do katundeve anej Klinës, Malishevës. Kurrë s’kanë ditë çka është teatri”, kishte deklaruar ai teksa fliste për aktorët e rinj.

    Deklaratës së producentës së emisionit  ‘’Për’puthen’’’, Olsa Muhameti të dhënë në emisiionin ‘’Goca dhe gra’’ ku kishte thënë se më shumë do ta tundonte biseda me Arjan Konomin, sepse, sipas  saj, Konomi është njeri që punon sesa me Olti Curri, të cilin nuk e di nëse punon apo jo, i është përgjigjur Olti Curri.

    Ai për Muhametin kishte thënë se punon poshtë tavolinës së shefit.

    Pra, duket se është e qartë se për çka e ka pasur fjalën ai.

    Humoristët Olsi Bylyku dhe Jul Deda hapësirën e tyre televizive në njërën ndër puntatat e emisionit në të cilën shfaqen e kishin shfrytëzuar për të dhënë mesazh tejet diskriminues.

    Njëri ndër personazhet e ‘’Klanifornia’’ është shfaqur si stereotip i një burri gej, pamje të cilës personazhi tjetër i është drejtuar me ‘’Ti je për ferr’’.

    Pra, skeç sikur atë që po e bënin aktorët ishte për vetën e tyre e jo për publikun.

    Opinionisti në emisionin ‘’Love story’’, Robert Aliaj teksa po mbronte djalin e tij, Kristin, i është drejtuar vajzave në panel me fjalën prostitutë.

    Ato si shenjë revolte menjëherë janë larguar nga studio dhe moderatorja, Alketa Vejsiu i është kundërvy Aliajt në mënyrën e saj.

     Alketa Vejsiu: Çfarë termi iu vendose vajzave, a e kupton? Ajo që pashë është skandal.

    Bajroni: Ti nuk mund t’i drejtohesh një femre një atë lloj mënyre. Po jep vetëm antivlera, asgjë tjetër. Largohu ti i pari, pastaj ato vajzat.

    Alketa Vejsiu: Do të nxisim debatin që të rrisim shikueshmëri?

    Robert Aliaj: Unë s’kam ofenduar asnjë njeri. Unë kërkoj standard, kërkoj modele.

    Alketa Vejsiu: Unë nuk devijoj biseda, nuk të atakoj ty në person. Të lutem, atako fenomenin, por mos shënjestro vajzat. Ato vajzat që largohen, kanë folur vetë. Ti duhet të bësh diçka që ata të kthehen në program.

    Edhe pse vajzat nuk ishin kthyer në studio dhe Aliaj nuk u penalizua për fjalën e thënë, Vejsiu, sikur ‘’lau’’ paksa atë që kishte bërë vite më parë.

    Pas pjesëmarrjes së saj në festivalin e Salremos shumë personazhe publike e kishin kritikuar për paraqitjen.

    Në mesin e tyre edhe motrat Marina dhe Luana Vjollca.

    Por, Vejsiu si drejtuese e magazinës Class, Vjollcave  ‘’sulmin’’ ua kishte kthyer në një mënyrë tjetër.

    Teksa dyshja ishin për pushime në Dubai, Vejsiu në mediumin e saj i kishte targetuar me fjalët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark