×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pushteti i Kurtit degradon gjyqtarët e prokurorët- Edhe asistenti i Kurtit tallet me pagat e tyre

    Insajderi
    25 November 2022 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mbledhjen e 23 nëntorit Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. “Askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesëfishi i pagës më të ulët në administratën tonë”, këto ishin fjalët e kryeministri Albin Kurtit pas këtij vendimi.

    Pak orë pas këtij vendimi Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës kishte vendosur të pezullojnë punën.

    Mbrëmjen e sotme me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve është talluar asistenti i kreut të ekzekutivit.

    Arianit Beqiri ( asistenti i kryeministrit Kurti) ka publikuar një fotografi me zëdhënës-ministrin e Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobrën dhe aktivistin e Vetëvendosjes, Liman Hoti.

    “Jemi t’u e lutë me e ndryshu Ligjin për Paga, po e ka ngri krytë”, ka shkruar Beqiri përmbi fotografisë.

    Një gjyqtar në Kosovë nga 1700 euro sa është paguar, tani do të paguhet vetëm 900 euro.

    Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, e cila preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë. Më pas në kohën e Qeverisë Kurti I ishte marrë vendim që paga e kryeministrit të zbritej, por ato të drejtësisë nuk u prekën. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark