×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pushteti nuk e “shëroi” Besnik Bislimin nga pagjumësia-  Nga Vetëvendosje flenë rehat Albin Kurti dhe frizerja e Fatmire Kollçakut

    Insajderi
    14 March 2023 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë bërë më shumë se dy vite që zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit i janë shfaqur probleme me gjumin. Madje, ai ka deklaruar se ka filluar edhe të thinjet e t’i ndryshojë personaliteti. Të gjitha këto të “këqija” ia ka shkaktuar pushteti. Në Vetëvendosje, gjumë të rehatshëm po bëjnë frizerja e deputetes Fatmire Kollçaku dhe kryeministri Albin Kurti.

    Problemi i Besnik Bislimit me gjumin u bë i ditur në dhjetorin e vitit 2020. Kohë kjo kur Lëvizja Vetëvendosje po jepte rezultate të mira në terren dhe ishte një hap largë marrjes së pushtetit. Netëve Bislimi po rrotullohej në krevat, nuk po e zinte gjumi. Frika e gëzimi iu kishin bërë bashkë, shkruan Insajderi.

    “Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie”, kështu deklaronte Bislimi si nënkryetar i VV-së, teksa po priteshin zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Fitorja në zgjedhje nuk e shëroi Bislimin nga insomnia. Në korrikun e vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Bislimi e ka të vështirë të fle për shkak të marrëveshjes për zbatimin e udhërrëfyesit për rrymën në veri.

    Edhe pse, ai nuk pranonte të deklarohej për media rreth kësaj çështje pasi e quante joserioze, ndodhi që një ditë nuk u përmbajt.

    Gjatë një interviste në RTK, kryenegociatori kosovar për dialogun, Besnik Bislimi tha se po i ndryshon personaliteti shkaku i dialogut me Serbinë.

    Madje, nga presioni ai bëri të ditur se po i thinjen floket pasi çdo bisedë në Bruksel po i shkaktonte tension.

    “Në qoftëse është rëndë, kjo nuk duhet të përkthehet në gatishmëri me lshu pe, rëndë është që ke presion më të madh, të thinjën flokët pak më shpejt, duhet me shku pak në qetësim pas dialogut. Nuk ka bisedë në Bruksel që mua nuk më shkakton tension sesa një javë punë në Kosovë, sepse duhet të kujdesmi në maksimum edhe për presjet edhe pikat. Kam një frikë se ka filluar të ndryshojë personalitetin sepse kur jam me miq kujdesem edhe për pikat e presjet, ata më thonë nuk je me Lajçakun, je me neve”, shpjegonte Bislimi.

    Ndryshe nga Bislimi është deklaruar Kurti. Gjatë një paraqitje për media këtë të martë, Kurti tha se flen mirë edhe pse është jashtëzakonisht i angazhuar me çështjen e dialogut.

    E gjumë më të rehatshëm bën edhe frizerja e deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku. Kjo për faktin se në krye të vendit është Albin Kurti.

    “Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”.

    “U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj.Vetëdija qytetare fatmirësisht është shumë më e lartë, në raport me atë që servohet shpesh nga studiot televizive me tentativë të kotë në deformimin e opinionit publik”, kishte treguar Kollçaku përmes një postimi në Facebook. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark