×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Putin bisedë telefonike me presidentin finlandez, flasin për sigurinë e Evropës

    Insajderi
    21 January 2022 - 16:54

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö për sigurinë e Evropës.

    Në një deklaratë nga Kremlinit thuhet se siguria në Evropë u diskutua në mënyrë të detajuar, në bisedën ku Putin njoftoi Niinistön për qasjet e Rusisë në këtë çështje dhe i tha se po presin përgjigje me shkrim nga SHBA-ja dhe NATO për propozimet e tyre të sigurisë.

    Në bisedë u theksua rëndësia e respektimit të parimit të pandashmërisë së sigurisë e cila është e përfshirë në dokumentet bazë të Organizatës për Sigurisë dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

    Po ashtu në bisedën ku u diskutua edhe çështja për lindjen e Ukrainës, u ra dakord për nevojën e zbatimin në mënyrë të “plotë dhe të vazhdueshme” të marrëveshjes së Minskut lidhur me këtë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark