×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin: Çdo vend që sulmon Rusinë me armë bërthamore do të “zhduket nga faqja e dheut”

    Insajderi
    09 December 2022 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se çdo vend që guxon të sulmojë Rusinë me armë bërthamore do të “zhduket nga faqja e dheut”, sipas skynews.

    Ai tha se Rusia nuk kishte të drejtën për të nisur e para një sulm ​​bërthamor, por armët e avancuara hipersonike të Moskës do të siguronin që Rusia të mund të përgjigjej me forcë nëse do të sulmohej.

    Presidenti rus tha se kishte rekrutuar 150,000 ushtarë së fundmi, të cilët nuk ishin dërguar në vijën e frontit pasi Moska thirri më shumë se 300,000 rezervistë në mobilizimin ushtarak që shpalli në tetor.

    Ndërsa Putin ka thënë vazhdimisht se mobilizimi ka përfunduar, Kremlini ka refuzuar të anulojë një dekret zyrtar për mobilizimin ushtarak, duke shkaktuar frikën se mund të shpallet një valë e dytë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark