×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin i drejtohet kombit: Do t’iu përgjigjemi ashpër provokimeve

    Insajderi
    21 April 2021 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti adresimin vjetor për gjendjen e kombit. Ai shpenzoi mbi 30 minuta duke u fokusuar në betejën ndaj Covid-19 dhe shprehu solidaritet ndaj miliona njerëzve të prekur nga pandemia.

    Ashtu si në të kaluarën, Putin nuk harroi të lëshonte paralajmërime ndaj fqinjëve, teksa fjalimi erdhi mes tensioneve të larta me perëndimin lidhur me Ukrainën dhe opozitarin e burgosur, Alexei Navalny.

    “Veprimet armiqësore ndaj Rusisë nuk po ndalojnë. Në disa vende ka lindur një zakon i keq, për çdo arsye dhe shpesh pa asnjë të tillë, që të fajësosh Rusinë. Është kthyer në një lloj sporti të ri, se kush e thotë më me zë të lartë”, deklaron Putin.

    Rusia ka zhvendosur mbi 100 mijë ushtarë afër Ukrainës, sipas disa raportimeve. Një pjesë e madhe e tyre janë në Krime, gadishullin të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014. Moska mbështet  separatistët në lindje të Ukrainës që luftojnë prej vitesh dhe kjo manovër ka ngjallur frikë për një ndërhyrje të re ushtarake të Rusisë.

    Ai u shpreh pro marrëdhënieve të mira me të gjithë komunitetin ndërkombëtar,teksa kërkoi që sjelljet e tij të mos merren për dobësi.

    “Ata që organizojnë çdo provokim apo kërcënim ndaj interesave themelore të sigurinë sonë, do të pendohen për veprimet e tyre ashtu siç nuk janë penduar për një kohë të gjatë.”

    Më tej, lëshoi edhe një tjetër paralajmërim që vendet të mos shkelin vijat e kuqe të vendosura nga Rusia. Gjithashtu, Putin tha se shkencëtarët po zhvillojnë një sistem luftimi të një gjenerate të re si dhe forca të reja bërthamore.

    Pavarësisht kësaj, presidenti rus u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me fuqitë e mëdha për të ruajtur paqen dhe stabilitetin global.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark