×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin po planifikon ta testojë raketë nukleare – rrezikohet të shkatërrohen këto dy vende  

    Insajderi
    08 November 2022 - 16:38

    Siç raporton The Sun, thuhet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po planifikon një test të dytë të raketës së tij bërthamore hipersonike Satan-2, përcjell Insajderi.

    Raketa RS-28 Sarmat mund të shpërthejë me pothuajse 16,000 mph – që do të thotë se ka potencialin të zhdukë Mbretërinë e Bashkuar në vetëm gjashtë minuta.

    Politikani Aleksey Zhuravlyov ka kërcënuar më parë se do të godasë Britaninë me raketën nukleare hipersonike Satan-2 në pak minuta dhe do ta zhdukë Finlandën për vetëm dhjetë minuta.

    Pas një testi të parë të suksesshëm në prill, Mad Vlad, 70 vjeç, pretendoi se raketa bërthamore mund të “depërtojë çdo lloj mbrojtjeje” – dhe do t’i “detyrojë ata që përpiqen të kërcënojnë Rusinë të mendojnë dy herë”.

    Në maj, Dmitry Rogozin, ish-drejtori i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmo dhe një aleat i ngushtë i Putinit, tha se pothuajse 50 raketa Satan-2 ishin në “prodhim masiv” dhe së shpejti do të ishin në detyrë luftarake.

    Gazeta ruse e lajmeve Sputnik pretendoi se raketa hipersonike është “e aftë të fshijë pjesë të Tokës sa Franca ose Teksasi”.

    Të ndërtuara me teknologji të re udhëzuese të aftë për lundrim rrethtokësor, armët janë gjithashtu në gjendje të godasin nga drejtime të papritura në shumicën e zonave të botës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark